Informacionet që nevojiten për të gjetur periudhat per djalë apo vajzë:
-Ditëlindja e Mamit(data/muaji/viti)
-Ditëlindja e Babit(data/muaji/viti)
-Gjinia që keni zgjedhur për fëmijën tuaj.
Duhet të na informoni në qoftë se cikli juaj menstrual nuk është i rregullt (ky informacion mund të ndikojë ne "periudhat gjinore" për fëmijën tuaj të ardhshëm) .
Zgjedhja e gjinise së fëmijëve: është një mënyrë per te barazpeshuar familjet e mëdha, per kete motiv nuk duhet dënuar në të gjitha rastet.
Aspekte pozitive (avantazhet) :
• Nuk është procedure invazive.
• Kushton pak (vetëm 10€ për një periudhë të vetme të një gjinie) .
• Asistencë online bashkë me revistën për shtatzaninë.
• Perqindja e suksesit eshte 98 %.
Aspekte negative(Disavantazhet):
• Një përqindje e vogël (2%) nuk është e parashikueshme për arsye të ndryshme të partnerëve.
Preferojmë që periudhat për planifikimin e gjinisë të fëmijëve ti llogarisim për çiftet që nuk kanë më shumë se tre fëmijë por në rast se jeni me të vërtete të vendosur për të provuar metodën tonë atëherë jeni të mirëpritur edhe nëse keni më shumë fëmijë!
NUK BESONI TEK NE ?
Mund të vërtetoni nëse funksionon metoda jonë duke... !
Na dërguar ditëlindjen e një (ose disa fëmijëve) bashkë me ditëlindjet e prindërve të tyre dhe ne do t'u përgjigjemi duke ju thënë gjinitë e atyre femijeve.
Për Shembull :
°Babai : 23/03/1957
°Nëna : 12/06/1959
°Fëmija 1: 02/08/1987
°Fëmija 2 : 12/11/1989
°Fëmija 3 : 14/05/1994
°Fëmija 4 : 06/11/1996
Pastaj ne do t'ju dergojmë një email duke ju treguar gjinitë per secilin nga fëmijët. Kështu ju do të keni më shumë besim tek ne dhe do të jeni të bindur se metoda jonë funksionon me të vërtetë.
Na Shkruaj Për të Provuar !
Shënim : periudhat e fertilitetit do të bazohen në cikle të rregullta.
Më shumë informacion rreth shërbimit tonë !
Dua të zgjedh gjininë e fëmijës! " Dua të lind Djalë, Dua të lind Vajzë !"
Shërbimi ka qënë falas nga Qershori 2010 deri në Qershor 2012. Për arsye shpenzimesh të websitit dhe kohe të dedikuar ndaj këtij shërbimi, për të bërë të mundur që ky shërbim të përmirësohet dhe që koha jonë të shpërblehet për llogaritjet e periudhave të kryhet një pagesë simbolike prej 10€ .
Pasi të keni bërë pagesën duhet të na kontaktoni duke na referuar të dhënat e pageses dhe informacionet mbi ditëlindjet.
Qëndra për planifikimin e gjinisë së fëmijës tuaj !
Për një kohë të gjatë (dhjetra mijëra vjet), njerëzit kanë kërkuar të dijnë nëse dhe si mund të ndikojnë në përcaktimin e gjinisë së fëmijës para se të ndodhë ngjizja . Natyrisht që pyetja e parë që familja dhe shoqëria bëjne kur dëgjojnë për një të sapolindur, është: "djalë apo vajzë?" - Është e natyrshme që ju ose partneri juaj do të pyesni vetën "Si mund të ndikoj unë te fëmija që të ngjiz një djalë apo një vajzë?" Çiftet kanë një shans 50/50 për të ngjizur një djalë apo një vajzë sipas teorive të vjetra mbi probabilitetin . Por nuk është kështu në të vërtetë, në periudha të ndryshme të jetës për dy partnerët ka shance të ndryshme për të lindur djalë apo vajzë. Për këtë arsye ka disa njerëz që mund të dëshironin që ta kthenin këtë shanc në favorin e tyre, për arsye kulturore, për ëndërrat e rritjes së një djali apo të një vajze, ose për të balancuar familjen e tyre. Shumë të tjerë e bëjnë atë për të parandaluar që pasardhësit e tyre të trashëgojne sëmundje gjenetike që lidhen me gjininë e femijes. Ja pra kjo është ajo që ne ofrojmë, mundësi për të zgjedhur gjininë për fëmijën tuaj. 98% e garantuar!
Periudhat për Djalë apo për Vajzë përbëjnë nje sezon kohor ku në rast se ndodh ngjizja ka më shumë mundësi që të konceptohet një djalë apo një vajzë, pavarësisht nga periudha juaj e pjellorisë. Ju duhet të na dërgoni vetëm Ditëlindjen tuaj, Ditëlindjen e partnerit/es dhe gjininë që dëshironi për fëmijën tuaj dhe ne do t'ju japim një periudhe që perputhet me kohën e duhur për të ngelur shtatzënë dhe që fëmija të ketë gjininë e dëshiruar.
Periudhat tona për planifikimin janë ideale për gratë që kane cikle të rregullta. E rëndësishme është të na tregoni nëse keni cikle të rregullta apo jo , pasi ky faktor ndikon në periudhat për të ngjizur Djalë apo Vajzë.
C'farë ndryshimi ka midis parashikimit të një periudhe dhe të gjitha periudhave?
Parashikimi i të gjitha periudhave do t'ju japë gjininë e fëmijës të projektuar në një hark kohor rreth 15-20 vjet që i përputhet me gjithë periudhen normale të pjellorisë. Ndërsa për parashikim të një periudhe, ne do të ju jap vetëm datat e një periudhe.
Ne ju këshillojmë që të prisni momentin e duhur! Juve përfshiheni në grupin e femrave që kanë periudha të gjata fertiliteti për të patur femra (këto periudha mund të zgjasin për vite të tëra). Kështu që durimi është mënyra më e mirë për të patur gjininë e dëshiruar për fëmijën tuaj. Disa herë në parashikimet tona zgjedhim periudha që janë pas 2-3 vitesh dhe kjo varet edhe nga kombinimi i datave të fertilitetit të parterit tuaj.
Sidoqoftë , nëse nuk mund të duroni më gjatë atëhere ju këshillojmë të provoni teknikat mjeksore me fekondim artificial invitro dhe zgjedhje seksi. Teknike kjo që kushton të paktën 20.000,00 € dhe mund të kryhet në pak shtete në Botë.
Teoria e Bioritmeve!
Cdo njeri nga momenti që lind është i drejtuar nga këto 'bioritme' ose 'ritme cirkadiane të natyrës'. Këto sundojnë në shumë fusha duke përfshirë orën e fjetjes/zgjimit , mekanizmat e sekrecionit të hormoneve dhe aktivitetin seksual. Doktorë e Profesorë identifikuan tre cikle: ciklin 'fizik' , ciklin 'emocional' dhe ciklin 'intelektual'. Ata gjithashtu gjetën se ka nje fazë pozitive dhe një negative në çdo cikël. Për shembull, kur cikli fizik dhe ai emocional jane në fazën negative, ajo është dita kur ndiheni si shufër nën duvet me një filxhan çaji duke fshehur nga bota! Një shembull tjetër na vjen nga kompanitë e trasporteve Japoneze - për të rritur nivelin e sigurisë, ata u japin pushimet punëtorëve kur ritmet biologjike të tyre janë të ulëta.
Ndikimi i bioritmeve ....
Në 1962 dhe 1963*, studime të mëtejshme vërtetuan që bioritmet e femrës në kohën e ngjizjes së fëmijës ishin thelbësore për të përcaktuar gjininë. Bioritmet , sipas fazave të tyre (duke u ngjitur apo duke u ulur), modifikojnë aciditetin e lëngut të vaginës por edhe elektromagnetizmin e membranës së vezës. Si rezultat, veza është më shumë e terhequr nga sperma me X ose me Y në varësi të ndikimit të bioritmeve.
.... ne gjininë e fëmijës
Gratë janë më shumë të predispozuara për të lindur një vajzë kur ka disa lloje kombinimesh mes ciklit emocional dhe atij fizik. Në të kundërt do të lindin një djalë . Për të përfunduar , shumë gra ovulojnë në pikun e cikleve fizike ose emocionale gjë qe shpjegon përse disa nga ato tentojnë të kenë tre ose katër fëmijë të së njëjtës gjini!
(The Lost Truth) Themeluar në qershor 2010 do të behët pikë referimi për sa i takon zgjedhjes natyrale të gjinisë për femijët në internet. Përgjatë viteve, studimet dhe statistikat tona kanë rritur cilësine dhe standartin e shërbimit, ne do të vazhdojmë të japim këtë shërbim sikurse kemi bërë deri tani; duke bërë që ky websit të jetë opcioni i vetëm në internet në gjuhën Shqipe.
Duke qenë i vetmi (me dijeninë time) që di për këtë teknikë , te cilën e zbulova kur isha vetem 16 vjeç u interesova më gjerë për këtë temë, duke dashur të di më shumë se si disa gra mund të lindnin djalë apo vajzë dhe kjo mund te parashikohej pa patur nevojën e teknologjisë.
Jeni të mirëpritur të na dërgoni këshilla, kritika apo sygjerime mbi atë që ne ofrojmë.
Ju falenderojmë për vizitën
Themeluesi.
www.thelosttruth.com
SHENIM : Duke qene se marrim aq shume email nga e gjithe bota, duke pare kostote websitit dhe kohen qe shpenzojme ne te ju kerkojme 10€ donacion . Nuk eshte e detyrueshme pagesa , por duke i dhene perparesi atyre qe kane dhuruar dhe fakti qe marrim shume kerkesa pergjigja mund te vonoje ne rast se nuk ben donacion.
Ju mund te planifikoni gjininë e femijës suaj shumë kohë përpara se të konceptoni fëmijën. Kjo ska të bëjë me doktorët/ endokrinologjinë. Vetëm bëni atë që ju pëlqen të bëni.
Janë vetëm dy faktorët përcaktues; ditëlindja e prindërve dhe muaji kur ngel shtatzënë. Dhe kjo e fundit varet nëse dëshiron një vajzë apo një djalë . Shëno me kujdes muajin gjatë së cilit duhet të "punoni" për të ngelur shtatzënë(Dhe-> Nente-muaj-e-gjysëm më vonë – WoW! – Ju do të keni një fëmijë me gjininë e dëshiruar.
Ju mund të provoni nëse funksionon duke na dërguar ditëlindjen e një (ose disa fëmijëve) bashkë me ditëlindjet e prindërve të tyre dhe ne do t'u përgjigjemi duke ju thënë gjinitë e atyre fëmijëve.
Për Shembull :
°Babai : 23/03/1957
°Nëna : 12/06/1959
°Fëmija 1: 02/08/1987
°Fëmija 2 : 12/11/1989
°Fëmija 3 : 14/05/1994
°Fëmija 4 : 06/11/1996
(Shënim: Për fëmijët tuaj të lindur por edhe për ato qe keni ne bark nëse jeni shtatzënë )
